Juristi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Dorian Matlija, tha se nuk dihet kur mund të japin informacion në lidhje me tenderin e teatrit.
“Nuk na priti asnjë person në bashkinë e tiranës dhe na thanë se nuk mund të takojmë asnjë. Koordinatorja për të drejtën e informimit nuk na takon dhe na thotë se ka një adresë e-maili dhe mund ta kontaktojmë online. Nga ana tjetër Kabineti e mori në shqyrtim kërkesën dhe nuk dihet se kur do të na thuhet dicka, duhet të vijmë ditë të tjera më vonë. Kërkesa jonë është e ligjshme jemi duke pritur përgjigje prej dy muajsh. Këta nuk duan të takohen fare me ne”.
I pyetur nga gazetarja Ajgena Korbi se si do të verpojnë më pas, juristi tha:
“Sigurisht që mund të shkojmë në gjykatë por kjo nuk na e zgjidh cështjen shpejt, do mundohemi të shohim dhe zgjidhje të tjera sepse këtu nuk kemi thjesht të bëjmë me një shkelje administrative apo një harresë apo një neglizhencë. Kemi të bëjmë me një informacion që përvecse nuk na kthen njeri përgjigje, nuk na jepet asnjë lloj kontakti me asnjë njeri fizikisht që të flasim, nuk na jepet asnjë arsye. Kërkesa jonë nuk është e paligjshme madje ka një ligj që thotë se mudn të diskutohet në vedn dokumenti, kjo gjë u mohua sot. Po bëhen disa shkelje ligjore të njëpasnjëshme, kemi të bëjmë me një qëndrim të qëllimshëm, kjo fshehtësi duhet parë në gjithë kontekstin e cështjes së teatrit”.
Ndërkohë Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, tha se në mbledhjen e parafundit Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka thënë se është rekrutuar një zyrë juridike, e cila do të merret me procedurat për ndërtimin e teatrit të ri, kjo gjë sipas Gocit, do të thotë se është shpallur fituesi, dhe gjithcka është mbajtur në fshehtësi të plotë.
“Erdhëm për të kërkuar informacion dhe të futet vetëm një individ, dhe shihni nuk pret asnjë, imagjinoni një qytetar i thjeshtë po të ketë një hall. Kryetari i Bashkisë në mbledhjen e parafundit me këshillin Bashkiak ka thënë që ka rekrutuar një zyrë avokatie për lidhjen e kontratrës për ndërtimin e teatrit të ri, nëse nuk është shpallur fituesi, cfarë kontrate do të lidhet? Këtu është marrë vendimi për teatrin dhe nuk është bërë publike. Është e frikshme, mund të të vijnë edhe te shtëpia dhe ta shembin se kështu duan. Është e qartë se nuk të lejohet të merret e drejta jote, jam i sigurtë se është marrë vendimi dhe nuk e bëjnë transparente në mënyrë të qëllimshme. Ne atë informacion do ta marrim, me të mirë apo me të keq, ne do ta mësojmë cfarë është bërë, është e drejtë ligjore kërkesa jonë. Nuk na ndalojnë dot të marrim informacion. Do ju komunikojmë se cilat do të jenë hapat e radhës nga Aleanca në vazhdim”, tha Goci.
Aleanca për mbrojtjen e teatrit njoftoi ditën e sotme se do të kërkonte të merrte informacion në zyrat e bashkisë së tiranës në lidhje me projektin e miratuar për ndërtimin e teatrit të ri pasi sipas Aleancës tenderi është zhvillura, fituesi është shpallur por nuk bëhet publike./abcnews.al

