Takimi më i fundit mes presidentit francez Emanuel Makron dhe presidentit rus Vladiimir Putin është cilësuar si një aleancë e çuditshme kundër homologut të tyre amerikan Donald Trump.
Presidenti francez Emanuel Makron u prezantua në Shën Petërburg me një dosje propozimesh dhe në fakt arriti të rishkruante rregullat e lojës mes Rusisë dhe Europës në një kohë sanksionesh. Fjalët kyçe ishin bashkëpunim dhe sovranitet në nivele të ndryshme, sepse Rusia sipas tij është pjesë e pandashme e Europës. Një ndryshim qëndrimi që u mirëprit dhe u mbështet nga Vladimir Putin.
Analistët vlerësojnë se në Forumin ekonomik të Shën Petërburgut ku ishin të pranishëm dhe kryeministri japonez Shinzo Abe, zëvendës presodenti kinez dhe drejtoresha e Fondit Monetar ndërkombëtar Lagarde, nddhi një marrëveshje ruso – franceze anti Trump. Edhe pse Makron u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë aleatë, në tema si program bërthamor Iranian dhe sanksionet ndaj Rusisë, presidenti francez dhe homologu i tij rus kanë të njëjtin qëndrim. Deri në atë pikë sa dhe rezultatet e hetimit ndërkombëtar për rrëzimin e avionit MH17 nga një raketë ruse, nuk ndikoi.
Në këtë forum Franca firmosi më shumë se 50 marrëveshje tregtare, një lëvizje e ngjashme me atë të kancelares gjermane Merkel e cila një javë më parë në Soçi blindoi ndërtimin e gazsjellësit Nord Strim 2. Putin në atë rast u shpreh se bashkimi europian duhet të blejë gazin rus i cili kushton 30 për qind më pak se ai amerikan.
Temat e bisedimeve mes dy presidentëve ishin ato të përhershme, Siria e sidomos Ukraina ku marrëveshjet e arritura në Minsk nuk po zbatohen më. E tashmë pritet që secila palë të kryejë detyrimet e saj. /abcnews.al