Aldison Belulaj në të njëjtën varrezë me Arielën

schedule12:15 - 29 Janar, 2018

schedule 12:15 - 29 Janar, 2018

Ceremonia mortore për studentin e Infermerisë u zhvillua në fshatin e tij të lindjes në Zharrëz, dhe trupi i tij tani do të prehet në të njëjten varrezë, ku prehet edhe Ariela. Kushëriri i  Aldisonit, Astrit Koroveshi, u  tha gazetarëve se nuk ka asnjë arsye për të pasur hasmëri mes dy familjeve, ata mund të përfundonin në martesë.

 

Përfundimisht pranë, por pasi i mori jetën asaj dhe vetes. Aldison Behlulaj u varros në varrezat e fshatit Zharrëz, aty ku prehet 21 vjeçarja Ariela Murati të cilën e vrau në emër të dashurisë.

23 vjeçari vdiq në spital. Ai qëlloi veten me plumb në kokë pasi vrau vajzën që donte për grua. Kështu i quajnë të afërmit e 23 vjeçarit, një çift të rinjsh që pati probleme. Kjo mund t’i ndodhe çdo çifti,  thotë Astrit Koroveshi kushëriri i Belulajt.

Ngjarja e rëndë ndodhi  pranë fakultetit të Mjekësisë aty ku  studionte e motra e Ariela Murati.  21 vjecarja kishte shkuar ta takonte pavarësisht kërcënimeve që merrte nga Behlulaj.

Tetë ditë para se të kryente vrasjen i riu ishte nisur nga Fieri drejt Tiranës i armatosur, si duket edhe i vendosur për ta ekzekutuar.

Një javë para krimit  e kishte deklaruar qëllimin e tij në prani të kusherinjve të vajzës duke treguar plumbat e pistoletës në tavolinën e një lokali në Zharrëz.

Por pavarësisht nga ajo çfarë tregon njëra palë apo pala tjetër të humbur në këtë tragjedi, hetimet nuk kanë përfunduar. Zyrtarisht shkaku pse studenti i infermerisë vrau studentën e Drejtësisë, nuk dihet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!