Aldi Rama përcillet për në banesën e fundit në Durrës, në varrim edhe babai

schedule13:07 - 30 Shtator, 2021

schedule 13:07 - 30 Shtator, 2021

Aldi Rama, 21-vjeçari i cili vrau efektin e krimeve Saimir Hoxha dhe më pas qëlloi veten do të përcillet sot për në banesën e fundit. Arkmorti i trupit të të riut ndodhet në banesën ku jeton nëna e tij në lagjen.13 në Durrës.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj, 21-vjeçari do të varroset në Xhafzotaj në orën 14:00. Sakaq, në Durrës për të përcjellë të birin ka mbërritur edhe babai, Rufan Rama, i cili jeton në Greqi. Prindërit e të riut janë të divorcuar prej vitesh, ndërsa Aldi ishte rritur nga gjyshërit në Lezhë.

Lexo edhe: Nëna e Aldi Ramës bën reagimin e parë në rrjetet sociale pas vdekjes së të birit

21-vjeçari njihej si person problematik. Ai kishte pasur precedent të mëparshëm penalë. Që në moshën 18-vjeçare kishte rënë në prangat e policisë fillimisht për lëndë narkotike.

Ditën kur kreu vrasjen i riu duhet të ishte në arrest shtëpie, masë e vendosur ndaj tij që prej muajit maj të këtij viti, pas lirimit nga qelia. Rama ishte arrestuar në Dhjetor pasi u kap me kanabis dhe pas disa muajsh gjykata kishte zbutur masën e sigurisë ndaj tij.

Shokët e tij i thanë policisë se nuk kishin dijeni që Rama ishte në arrest shtëpie, pasi që prej muajit maj kur kishte lënë burg e kishin takuar atë çdo ditë jashtë banesës. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!