Anëtari i Nismës, Haxhi Hoti nëpërmjet Facebook-ut ka lëshuar një deklaratë kërcënuese ndaj Albin Kurtit, duke shkruar se “ai duhet të të lëshojë Kosovës ose do të vritet!”.
Hoti bënte bërë një paralelizëm me ish-presidentin e SHBA-ve John F. Kennedy i cili u vra në atentat.
“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurti ka 2 rrugë: ose ta lëshoj Kosovën ose të vritet”, shkruante ai.
Pas 1 ore, Hoti është terhequr nga kjo deklaratë. Ka fshirë postimin e mëparshëm, dhe tani shprehet: “është një gabim tekenik i imi, ku mediat pa me pyt mua e kan shpernda kete shkrim! Kerkoj falje publike”.
Ende nuk ka informacion zyrtar nga policia e Kosovës, nëse Hoti është duke u hetuar për këtë deklaratë të paprecedentë. Ndërsa në rrjetet sociale kanë shpërthyer polemikat dhe shumë mbështetes të Kurtit janë duke kerkuar arrestimin e Haxhi Hotit.
Distancimi i Nismës
Pas deklaratës së Haxhi Hotit, ka reaguar partia Nisma Socialdemokrate. Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili tashmë është deputet, ka thënë se Nisma distancohet nga çdokush që shfaq shenja urrejtje ndaj të tjerëve.
“Nisma ka shumë anëtarë dhe ne nuk mund të japim prononcim për secilin koment individual që e bëjnë anëtarët e saj. Normalisht që distancohemi nga ato komente. Personi në fjalë nuk është në strukturat drejtuese të partisë. Distancohemi nga çdo qëndrim individual i çdokujt që është në kundërshtim me parimet që i ka Nisma Socialdemokrate. Ju e dini si ka qenë dhe si është qasja e Nismës në raport me subjektet e tjera politike dhe liderët e tyre”, ka deklaruar Shala.
/abcnews.al