Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u takua të hënën në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Takimi u konfirmua nga vetë Kurti në një postim në Facebook, ku ai tha se kishte biseduar me kryeministrin Zaev lidhur me situatën politike në të dy vendet, marrëdhëniet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian.
“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian”, ka shkruar Kurti në Facebook./abcnews.al