Albin Kurti publikon fotografi me prindërit, vajzën dhe gruan: Gëzuar 2022

schedule20:26 - 31 Dhjetor, 2021

schedule 20:26 - 31 Dhjetor, 2021

Kryeministri Albin Kurti ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri.

Në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka publikuar një foto familjare. “Me gjyshen dhe gjyshin, nga Lea, Rita dhe unë: Gëzuar 2022!”, shkroi ai.

Ndërkohë nëpërmjet adresimit për fundvit, Kurti është zotuar se gjatë vitit të ardhshëm qeveria “do të vërë binarët e shtetit ligjor, aty ku do të duhej të ishte vendosur shumë moti”.

Kurti ka lavdëruar gjithë punën që ka bërë qeveria e udhëhequr nga ai në vitin 2021./GazetaExpress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!