Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili deklaroi sapo të vijnë në krye të ekzekutivit do t’i shfuqizojnë vendimet e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit.
Gecaj përmes një postimi në Facebook e ka krahasuar Kurtin me Vladimir Leninin.
“… Njëjtë kishte vepruar edhe Vladimir Iliç Lenin në vitin 1917, por Rusisë komuniste ju nevojitën 74 vite të kthehej në familjen e shteteve normale e civilizuese, edhe pse populli rus ende vuan nga pasojat e asaj periudhe …”, ka shkruar Gecaj./abcnews.al