“Albin Kurti nuk do të avancojë në drejtim pozitiv”, Prenkaj: Ka lënë pas dore çështje me rëndësi

schedule17:51 - 24 Tetor, 2024

schedule 17:51 - 24 Tetor, 2024

Ambasadori Albert Prenkaj ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të kujdeset të mos humbas përqendrimin e elektoratit të tij potencial, të cilin e ka tërhequr nga vetvetja duke u marrë me çështjen e Veriut dhe me çështjen e dialogut me Serbinë.

Ai ka theksuar se ka lënë pas dore çështje me rëndësi dhe me këtë sjellje Kurti nuk do të avancojë në drejtim pozitiv.

“Kurti është marrë më shumë me përgatitjet e fushatës zgjedhore dhe tashmë që kemi hyrë në fazën para fushatës zgjedhore, Kurti do të kujdeset që të mos humbas përqendrimin e elektoratit të tij potencial, të cilin e ka tërhequr nga vetvetja duke u marrë me çështjen e Veriut dhe me çështjen e dialogut me Serbinë. Unë mendoj se Kurti nuk do të avancojë në drejtim pozitiv, pra në bashkëpunimin me bashkësinë europiane në këtë rast. Do të kemi një pritje deri në përfundimin e zgjedhjeve, pastaj mendoj që qeveria e re do të merret drejtpërdrejt me plotësimin e kushteve të marrëveshjes së vitit 2023.

Për qeverinë Kurti, huqet, aferat korruptive, ndërhyrjet në institucionet e pavarura të Kosovës, tentimi i ndërtimit të shtetit të nëndheshëm, nga Partia në pushtet, Lëvizja VetëVendosja ka shkaktuara telashe të mëdha institucionale. Për të disatën herë nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit, ku trajtohen tema dhe afera të ndryshme korruptive”, tha Prenkaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!