Albin Kurti në mbledhjen e parë të qeverisë: Karriget i kemi, por më shumë do të rrimë në këmbë

schedule19:51 - 4 Shkurt, 2020

schedule 19:51 - 4 Shkurt, 2020

Albin Kurti ka mbledhur sot për herë të parë kabinetin e ri qeveritar me 15 ministra dhe dy zëvendëskryeministra.

Kryeministri i ri përmes një postimi në Facebook, shprehet se kabineti i ri i ka karriget, por do të rrijë më shumë në këmbë për shkak të punëve të shumta që e presin Kosovën.

Mesazhi i Albin Kurtit:

Sot, mbajta mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar. Pas ceremonisë zyrtare dhe dorëzim-pranimit të detyrës së Kryeministrit u takova me ministrat tanë të ri. Bashkë me ta dhe secilin person që punon në institucionet e Republikës sonë do të bëjmë më të mirën e mundshme për të arritur zhvillim e shtetndërtim për vendin, punë e drejtësi për qytetarët.

Karriget i kemi, por jam i bindur se më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!