Albin Kurti: Marrëveshja me LDK-në në Janar, datën e formimit të qeverisë e përcakton LDK jo presidenti

schedule17:16 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 17:16 - 29 Dhjetor, 2019

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti deklaroi se nuk është presidenti ai që i cakton datën e formimit të Qeverisë, por Lidhja Demokratike e Kosovës. Por kreu i LDK-së, Isa Mustafa u përgjigj menjëherë duke thënë se LDK nuk cakton data dhe se datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhje, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të dielën se datën për formimin e Qeverisë e përcakton Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), dhe jo presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Por kreu i LDK-së, Isa Mustafa reagoi menjëherë në një postim në rrjetin social Facebook, duke thënë se LDK-ja nuk e cakton datën e formimit të Qeverisë, por është Vetëvendosje ajo e cila është fituese e zgjedhjeve dhe përgjegjësia i takon VV-së që të formojë Qeverinë.

Mustafa tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është angazhuar për marrëveshje për bashkëqeverisje me LVV mbi bazën e rezultateve zgjedhore të datës 6 tetor, të çertifikuara nga KQZ. LVV të cilën ai e quajti fitues relative, ka 29 deputetë dhe LDK, parti e dytë, me 28 deputetë. Mustafa tha se nga zgjedhjet nuk ka fitues absolute dhe kërkoi që VV të heq dorë nga diskursi se i ka dhënë diçka LDK-së.

“Lirisht mund ta themelojë qeverinë në qoftë se kanë votë të qytetarëve dhe mandate për ta bërë atë….LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Por, LDK insiston që sa më parë të kemi formim të institucioneve dhe kjo nuk do të thotë se LDK domosdoshmërisht do të bëhet pjesë e qeverisë. Është obligim i fituesit të zgjedhjeve që të shmang vonesat dhe t’i eliminojë pengesat për formimin e institucioneve. Ne bëmë punën tonë, zhbllokuam procesin, përkundër që s’kishim marrëveshje e as njoftim se VV do të procedojë me Kryetarin e Kuvendit.

Mustafa tha gjithashtu se LDK nuk ka refuzuar por ka vlerësuar se duhet ti takojë Kryeparlamentari me marrëveshje.

“Caktimi i mandatarit, marrja e manatit për Kryeministër dhe gjetja e zgjidhjes për formimin e qeverisë, në këtë fazë, është detyrim i subjektit që renditet i pari në zgjedhje”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!