Albin Kurti letër Haradinajt: Demarkacioni, kushti i parafundit për vizat

schedule10:26 - 9 Mars, 2018

schedule 10:26 - 9 Mars, 2018

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, të postuar edhe në profilin e tij në FB, teksa parlamenti i Kosovës pritet të mblidhet për të votuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ngutja për të ratifikuar “demarkacionin”’ me Malin e Zi, sipas kreut të Vetëvendosjes – është bërë urgjenca e ditës për shkak të vizave. Por Kurti shprehet se të gjithë e dinë se ratifikimi i “demarkacionit” është kushti i parafundit dhe jo i fundit për liberalizimin e vizave. Një kusht po kaq i rëndësishem i vendosur nga Brukseli, sipas Albin Kurtit është lufta ndaj korrupsionit.

“Prandaj, shtrohet pyetja, a nuk mund ta luftojmë korrupsionin e krimin pa e bërë njëherë këtë “demarkacionin”?- vijon kreu i Vetëvendosjes.  A thua mosratifikimi i “demarkacionit” na e paska penguar luftimin e krimit e korrupsionit?!- pyet Albin Kurti.

Ai konkludon në idenë e korrigjimit të demarkacionit me Malin e Zi përmes një Trupe të Përbashket Punuese, ndërkohë që punohet edhe për të luftuar korrupsionin në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!