Kryetarja e Parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurtit vizitat e para jashtë shtetit pritet ti realizojnë në Shqipëri.
Ndonëse ende nuk e kishte marrë pushtetit Albin Kurti ka pasur komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Këtë e konfirmon për TV Klan ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi.
Sipas tij ata kanë plane bashkëpunimi, madje edhe vizita e parë e Kurtit jashtë vendit do të jetë në Shqipëri.
“Të jeni të bindur që Kurti ka plane edhe për bashkëpunimin me Shqipërinë. Bashkëpunimi do të vazhdojë me ambicie të reja në mënyrë që të realizojmë të gjitha ato pritshmëritë që janë në Kosovë dhe Shqipëri”, tha Qemal Minxhozi ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë.
Edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani vizitën e parë jashtë vendit do ta realizoj në Shqipëri.
Ajo ka pritur në zyrat e saj ambasadorin Minxhozi.
“Pas një bashkëpunimi të gjatë kishim mundësinë që të diskutojmë për bashkëpunimin ekonomik e deri te avancimi i diplomacive ndërkombëtare”, tha Kryetarja e sapo zgjedhur e Parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani.
“Unë jam besim plotë se ky bashkëpunim do të jetë i vazhdueshëm dhe fuqiplotë”, tha Minxhozi.
Sikurse Osmani edhe Kurti gjatë ditës kanë pritur ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në Kosovë të cilët i kanë uruar për postet e reja të tyre./abcnews.al