Pasditen e sotme, profesor Albi Nako i ka treguar fëmijëve në Dance Reality Show “T’ka mami yll” temë e kërcimit.
Ai ka treguar se këtë të shtunë ata do të performojnë vallëzime latine.
Sakaq, Albi i ka surprizuar fëmijët, pasi ka ftuar në palestër dy mjeshtrat italianë të kërcimit, Anxhelon dhe Sarën.
Ata kanë filluar të ndihmojnë fëmijët gjatë provave, duke nisur fillimisht me pjesëtarët e skuadrës së kuqe.
Vogëlushët kanë marrë shumë mësime, të cilat do t’i shërbejnë edhe në të ardhmen, kur një ditë të bëhen balerinë të mëdhenj./abcnews.al