Ditën e sotme në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, profesor Albi Nako i ka treguar fëmijëve formulën e përballjes për këtë javë.
Ai i ka mbledhur të gjithë dhe ka zbuluar se kush do të përballet me kë.
“Tani do të bëjmë pak ndarjen e numrave për këtë javë dhe që të kuptoni se më kë jeni në sfidë”, tha Albi.
Ndërkohë me këtë ndarje jo të gjithë ishin dakort, pasi Kristina dhe Rejana janë në sfidë me Alvën dhe Laurën.
Ka qenë Rejana që ka kundërshtuar duke u shprehur se vajzat janë më të mëdha në moshë.
“Unë mendoj që nuk jam dakort, nuk është se na duken nivel i lartë, por janë të mëdha në moshë”, tha ajo./abcnews.al