Albi Mall Superliga/ Malisha mund në “shtëpi” Dukagjinin, Gjilani fiton bindshën transfertën e Feronikelit

schedule19:46 - 23 Nëntor, 2024

schedule 19:46 - 23 Nëntor, 2024

Pas pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, Albi Mall Superliga është rikthyer të shtunën me dy ndeshje të javës së 14-të, ku Malisheva arriti një fitore të rëndësishme ndaj Dukagjinit, ndërsa Gjilani triumfiu në transfertën ndaj Feronikelit.

Në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva realizoi fitore 2-1 ndaj skuadrës nga Klina, teksa ishte fillimisht “fantazisti” Drilon Hazrollaj e kaloi Malishevën në epërsi në minutën e 19’-të, mirëpo, Theophilus Solomon barazoi rezultatin në minutën e 44-t, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.

Me fillimin e pjesës së dytë, tri pikë të reja për malishevasit i siguroi Laurent Xhylani me golin e minutës së 56’-të, duke ngjitur kështu skuadrën e tij në vendin e 3-të me 25 pikë, ndërsa Dukagjini mbetet në vendin e 7-të, me 17 pikë.

Në krahun tjetër, Gjilani shfaqi dominim të plotë ndaj Feronikelit 74 në Drenas, duke regjistruar fitoren bindëse 3-0.

Goli i parë erdhi herët nga Senad Jaroviq, i cili realizoi në minutën e 11’-të dhe vetëm 10 minuta më shoën Oliton Bilalli dyfishoi gjithçka, ndërsa për të “vulosur” fitoren e thellë mendoi Edi Basha, me golin e tij në minutën e 62’-të, të pjesës së dytë.

Pas kësaj fitoreje Gjilani tani ka 17 pikë dhe është në vendin e gjashtë, kurse Feronikeli mbetet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 3 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!