Skuadra e Dritës arriti një fitore të rëndësishme me përmbysje të rezultatit ndaj Ferizajt, duke siguruar vendin e parë në tabelë, së paku për 24 orë.
Drita shfaqi “shpirtin luftarak” në sfidën e javës së 13-të të Albi Mall Superliga, duke triumfuar me shifrat 2-1, pas një përmbysjeje të jashtëzakonshme, teksa ishte fillimisht Betim Haxhimusa, që shënoi për vendasit në minutën e 60’-të e më pas Besnik Krasniqi dhe Egson Bejtullai siguruar fitoren e madhe në minutat 68’ e 72’.
Me këtë fitore, Drita ngjitet në krye të tabelës me 25 pikë, duke kaluar Ballkanin, që nesër zhvillon ndeshjen e kësaj jave kundër Malishevës, nërsa Ferizaj mbetet në vendin e parafundit të tabelës me 14 pikë.
Në krahun tjetër, në ndeshjen e zhvilluar në Podujevë, Prishtina ia doli të marrë një pikë ndaj Llapit, teksa edhe këtu do të ishin vendasit që kalojnë të parët në avantazh falë golit të Ilir Blakqorit në minutën e 32’-të, gol që do të barazohej vetëm në sekondat e fundit të shtesës, falë sulmuesit Ardian Limani.
Ky barazim e lë Llapin në vendin e shtatë me 16 pikë, ndërsa Prishtina qëndron në vendin e katërt me 21 pikë, duke mbajtur ritmin e kryesusve për garën e titullit kampion. /i.m /abcnews.al