Albi Mall Superliga/ Drita merr kryesimin, Prishtina rigjen fitoren në “Fadil Vokrri”

schedule21:46 - 3 Nëntor, 2024

schedule 21:46 - 3 Nëntor, 2024

Janë zhvilluar dy sfidat e para të vlefshme për javën e 12-të ta kampionatit kosovar të futbollit, Albi Mall Superliga.

Drita shënoi fitoren e saj të gjashtë në kampionat, duke e mposhtur Suharekën dhe atë si mysafire, me përmbysje të rezultatit 2-1, duke rrëmbyer vendin e parë në tabelë teksa ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Ndeshja nisi mirë për vendasit, të cilët shënuan të parët me anë të Mevlan Zekës në minutën e 28’-të, megjithatë Drita arriti të barazojë shifrat në minutën e 44’-t me golin e Salifu Ibrahim, ndërsa pjesa e dytë u dominua totalisht nga mysafirët, me Albert Dabiqajn që realizoi edhe  golin e fitores në minutën e 67’-të.

Në krahun tjetër, Prishtina, pas dy disfatave radhazi gjeti fitoren në ndeshjen ndaj Ferizajt të zhvilluar, të dielën, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Goli i vetëm i takimit u realizua nga Leotrim Kryeziu në minutën e 61’-të, pas një asistimi të Albin Krasniqit, teksa pas kësaj fitoreje Prishtina ngjitet në vendin e trerë, me 19 pikë, aq sa ka edhe Ballkani, në pozitën e dytë dhe Malisheva, në vendin e katërt. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!