Albi Mall Superliga/ Derbi mbyllet në barazim, Prishtina e Ballkani ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

schedule21:36 - 24 Nëntor, 2024

schedule 21:36 - 24 Nëntor, 2024

Prishtina dhe Ballkani kanë ndarë pikët në një ndeshje interesante që u zhvillua të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së 14-të të Albi Mall Superligës së Kosovës., me sfidën që u byll në shifrat 1-1.

Bleart Tolaj ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 32’-të, duke kaluar Ballkanin në epërsi falë një goditjeje të bukur nga vija fatale e zonës së rreptësisë, ,egjithatë, Prishtina nuk u dorëzua dhe riktheu ekuilibrin në pjesën e dytë, teksa në minutën e 61’-të, Leotrim Kryeziu shënoi për vendësit, pas asistimit të shkëlqyeshëm të Najeeb Yakubu.

Falë këtij rezultati, “Bardhekaltërit” e Prishtinës duke siguruar një pikë tejet të vlefshme në këtë javë të Albi Mall Superligës, megjithatë renditja nuk ndryshon teksa pas këtij barazimi, Ballkani vazhdon të mbajë pozitën e dytë në tabelë me 26 pikë, ndërsa Prishtina renditet në vendin e katërt me 22 pikë.

Ndërkaq, në sfidën tjetër të kësaj të diele, Suhareka dhe Ferizaj barazuan pa gola, ndërsa, java e 14-të e kampionatit do të mbyllet të hënën me përballjen Drita-Llapi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!