Albert Prenkaj: Pavarësisht se kush fiton, SHBA do vijojë të drejtojë koalicionin e vendeve demokratike

schedule17:39 - 5 Nëntor, 2024

schedule 17:39 - 5 Nëntor, 2024

SHBA– Qytetarët amerikanë zgjedhin mes Donald Trump dhe Kamal Harris, se kush do të jetë presidenti i 47-të në historinë e SHBA.

Ambasadori Albert Prenkaj në emisionin “Balkan Update” në ABC News tha se pavarësisht se kush shpallet fitues, SHBA do vijojë të jetë padiskutim vendi, i cili do udhëheqë koalicionin e vendeve të botës demokratike karshi vendeve autoritare.

“Atje është Amerika për të qenë përherë, pa dallim se kush do të jetë në pushtet, SHBA do jenë udhëheqëse të koalicionit të vendeve demokratike karshi autoritarizmit në botë, i cili në fakt është duke u rritur. Këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe po quhen si zgjedhje historike ku kemi dy kandidatë ku me përqindje, janë shumë të përafërta”, tha ai.

Ai theksoi se nisur nga sondazhet dhe exit pollet e para, duket që gara mes dy rivalëve mbetet e ngushtë dhe shumë e luftuar.

Gjatë diskutimit Prenkaj tregoi dhe “dallimin” mes dy administratave si në raport me Kosvëm, por dhe me vende e tjera në botë.

“Diferenca në vota do të jetë shumë e ulët, njësoj si në vitet e tjera. Trump dhe Harris kanë pikëpamje të ndryshme.  Gjatë kohës së Trump kemi pasur marrëveshje ne zyrën ovale, që është nënshkruar nga të dyja palët. Kjo marrëveshje ka mbetur pezull pas ardhjes së Biden, nga Zyra Ovale na ka ardhur njohja nga Izraeli. Kemi diplomacinë e zgjatur, bashkëpunimet, që Bidene ka zhvilluari në Evropë ashtu dhe në Azi, dhe në Paqësor, kurse administratat republikane kanë veprime konkrete në rajone të ndryshme.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!