“Albert Ajnshtajni” i Vlorës, 73-vjeçari që ia ka dedikuar jetën punës artizanale me hekur

schedule20:17 - 4 Shkurt, 2023

schedule 20:17 - 4 Shkurt, 2023

E quajnë Albert Ajnshtanji i Vlorës. Kjo prej ngjashmërisë së madhe që Agim Hysenin ka me shkencëtarin.

73 vjeçari, ai i ka dedikuar gjithë jetën punës artizanale me hekur.

“E kam filluar në 1962. Në këtë vend pune kam ardhur që fëmije dhe në këtë vend pune sot jam 73 vjeç. punën asnjë ditë, asnjë orë nuk e lë. Këtë e kam trashëguar nga gjyshi im. 9 vjet në Stamboll dhe ka bërë punimet e lagjes muze pavarësia, Ismail Qemali nga viti 1926 deri në 1966. unë jam futur në punë këtu. kam patur mësues mjeshtrit më të mirë.”

57 vite i ka kaluar në këtë punishte. Dhe planet janë të vazhdojë të qëndrojë aty, e të mos heqë dorë nga pasioni i kahershëm.

Të parapëlqyerat e tij janë figurat historike

“Më i rëndësishëm është përkrenarja e Skënderbeut, që të bësh diçka, për të. kjo më është dashur një 3 muaj punë. unë e kam bërë origjinal si ajo.”

Heronjtë e luftës së Trojës, Akili apo Hektori janë të tjera punë që ai i ka bërë me pasion.

“Ky është aliki dhe ky Hektori, këtë e kam bërë. Ky është maratonamaku.”

Agimi tregon se ka shumë kërkesa për punë, si nga shqiptarët ashtu edhe nga të huajt. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!