Albana Vokshi padit në SPAK Edi Ramën, Veliajn, Manstirliun dhe Ulsi Manjën

schedule12:10 - 7 Prill, 2021

schedule 12:10 - 7 Prill, 2021

Kandidatja e PD-së, Albana Vokshi ka paditur në SPAK, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Kryeministrin Edi Rama si dhe ministren Ogerta Manastirliu. Sipas saj ata kanë bërë krim elektoral duke shtruar asfalt natën në njësinë 9 edhe në njësinë 11  ku janë kandidatët e PS Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja dhe drejtuesit politikë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Kodi Zgjedhor i ndalon punime të tilla gjatë fushatës dhe për këtë arsye, ato kryhen pa tabela dhe natën.

“Ky është një krim elektoral”- tha Albana Vokshi.- Pas 8 vjet qeverisje të dështuar të Edi Ramës, qytetarët e kanë kuptuar se ky asfalt elektoral nuk u përmirëson jetesën, por siç thanë edhe banorët, ka sjellë më shumë probleme nga bllokimi i kanalizimeve”.

Kandidatja e PD u tha banorëve të zonës se e ka kallëzuar në SPAK këtë që sipas saj është krim elektoral. “Ftoj SPAK të hetojë pa vonesë këtë shkelje të ligjit, që dënohet nga 1-5 vjet burg”- tha Albana Vokshi.

“Ftoj qytetarët që në 25 Prill të dalin e të votojnë për ndryshimin, në mënyrë që çdo abuzues, duke nisur nga Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Erion Veliaj dhe kushdo të shkojnë para drejtësisë”- u shpreh Albana Vokshi. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!