Albana Fico largohet nga drejtimi i QSUT/ Dyshohet për zjarrin në urgjencën më 11 shkurt, e zëvendëson Alma Cani

schedule09:59 - 25 Mars, 2024

schedule 09:59 - 25 Mars, 2024

Qendra Spitalore Universitare (QSUT) ka ndryshuar drejtuesen Albana Fico, e cila e mbante këtë post nga dhjetori i 2021. Burimet thonë se Ficon do e zëvendësojë nendrejtoresha teknike e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, mjekja Alma Cani.

Gazetarja Ajgena Korbi raporton se shkak dyshohet të jetë bërë zjarri që ra në QUT në 11 shkurt, ku ekspertët e zjarrfikësit dolën në përfundimin se zjarri nisi nga dhoma ku hidheshin bateritë e emergjencës.

Ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë apo nga vetë QSUT.

Kujtojmë që Fico u emërua në krye të QSUT pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit. Në atë kohë, qenë ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka njoftuar këtë lajm duke theksuar se Fico do të çojë para projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!