Beatrix Ramosaj po sjell një këngë të re. Ka qenë vëllai i saj, Albani që i ka zbuluae sekretin. Këngëtarja ka publikuar dy fotografi ku shihet me kufje në vesh dhe mikrofon në dorë. Albani ka shkruar në komente: “Kush or gati per kongen e re t’trixes boma llajk”.
“Hahaha të urrej. Pis” ka shkruar këngëtarja duke nënkuptuar se nuk ka dashur që të zbulojë njëherë lajmin. Kujtojmë që kënga më e fundit e Trixës ishte dedikimi për Donaldin, projekt që erdhi si përgjigje e kritikave me të cilat janë përballur për lidhjen e tyre.
Por pas daljes nga shtëpia e famshme e Big Brother VIP, gjërat mes tyre nuk shkuan mirë dhe i dhanë fund.