Partizani fitoi derbin dhe Alban Hoxha sigurisht që ishte iu kënaqur, pasi triumfi me Tiranën vlen shumë edhe për moralin. Veç fitores, kapitenin e të kuqve e gëzon edhe fakti që nuk pësoi gol. “Normalisht derbi është shumë i rëndësishëm, e dimë të gjithë. Kishte shumë rëndësi për ne fitorja dhe ia arritëm qëllimit. Loja duhet të vazhdonte me 11 lojtarë, gaboi gjyqtari. Megjithatë janë gjëra që ndodhin në futboll”.
“I lumtur që nuk pësova? Jo vetëm për derbin, por për çdo ndeshje. Portieri atë ka për detyrë, që të mos ndëshkohet. Normalisht në derbi kënaqësia është dyfish më e madhe. Kështu që pa diskutim edhe unë jam shumë i lumtur që nuk pësova gol”.
“Ne anti-Vllaznia? Duke parë renditjen duket kjo gjë. Është herët akoma, ne do luftomë deri në fund për titullin. Nuk varet vetëm nga, por edhe nga kundërshtari. Varet sa do gabojnë ata. Normalisht kjo fitore na jep moral, por nuk duhet të vetëkënaqemi. Duhet vazhdimësi, pasi te jep edhe më shumë moral. Normalisht na jep një shtysë të madhe para ndeshjes me Teutën”.
“Gara? Nuk është se vetëm derbi ka vlerë, duhet vazhdimësi. Kjo fitore na jep moral. Duhet të jemi të përqendruar, pasi kampionati fitohet me të voglat. Derbi tani harrohet dhe vjen ndeshja tjetër. Nuk kemi qenë keq këto javë, kemi pasur edhe ndonjë luhatje. E përgjithshmja është pozitive”, u shpreh Hoxha. /abcnews.al