Alban Chela, DJ i parë në botë që performon tre herë në ceremoninë e finaleve për UEFA

schedule09:14 - 3 Qershor, 2024

schedule 09:14 - 3 Qershor, 2024

Alban Chela është DJ i parë në botë që performon tre herë në ceremoninë e finaleve për UEFA.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për sfidat dhe arritjet e tij. Përpos jetës profesionale, ai u ndal dhe te jeta private, ku tha se është i fejuar dhe është i lumtur.

Bën edhe shqiptarët. Nëse punon dhe ke ambicie bëhesh. Çdo gjë nisi në Tiranë, ku u zhvillua Conference League. Ata donin një DJ që të ishte shqiptar dhe kështu u përzgjodha unë. NË Tiranë ishte hera e parë që performoja për aq shumë njerëz. Më pas mësohesh dhe nuk është me shumë frikë para 4-5 ditësh isha në Athinë.  Më duhet diku te dy muaj kohë për përgatitje. Pasi performoj 30 minuta para nisjes së ndeshjes. Këngët duhet të jenë me fjalor etik. Shqiptare nuk luaj dot, se nuk i kuptojnë dot.

Kam një këngë me Sony Music. Kam bërë bashkëpunimin e parë me një emër kaq të rëndësishëm. Kam 14 vite që ka, nisur karrierën si DJ dhe jam, i lumtur për arritjet e mia. Ndonëse punoj me artistë të huaj, unë jetoj në Tiranë, ku kam edhe studion.”, u shpreh ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!