Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alban Bushi: Broja te kombëtarja A, problemi ynë janë mbrojtësit

schedule13:07 - 28 Gusht, 2020

schedule 13:07 - 28 Gusht, 2020

Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21, ka dalë sot në konferencë për shtyp dhe ka folur për tema të ndryshme para sfidave me Andorrën dhe Austrinë.  “Kemi 2 ndeshje shumë të rëndësishme, si me Andorrën ashtu edhe me Austrinë. Disa lojtarë nuk janë në formën maksimale, për shkak të situatës së pandemisë. Jemi munduar të bëjmë më të mirën.

Kemi marrë shumë lojtarë që mund t’i përdorim për sezonin tjetër, të datëlindjes 2000-2001”, tha fillimisht trajneri i Shqipërisë U21, i cili më pas u shpreh ka kërkuar që Teuta dhe Tirana t’u japin më pak minuta në Superkupë lojtarëve të ftuar nga këto ekipe”.

I ngacmuar për mungesën e Armando Brojës, Bushi shtoi: “Kemi shumë sulmues dhe kemi parë për sulmues që do të na duhen për të ardhmen. Broja është lojtar i afirmuar dhe mund të jetë pjesë e Kombëtares A në 2 ndeshjet e radhës”.

Trajneri  Shqipërisë i gëzohet brezit të ri të lojtarëve që po rriten dhe thekson se e ardhmja është e ndritur. “E kemi furnizuar ekipin e parë, por edhe ata që kemi marrë kanë bërë paraqitje të mira. Ekipi ka qenë kompetitiv. Lojërat kanë qenë të mira, por rezultatet kanë munguar. Duam vendin e tretë në grup. Austria ka ekip të mirë, 7-8 lojtarë të tyre luajnë në Champions. Jam i bindur se do të luajmë fort dhe do të marrim rezultat. Me Andorrën duhet të fitojmë prej objektivit tonë”.

“Testet për COVID-19? Kemi problem me lojtarët, për shkak se kanë ndenjur me lojtarë me COVID, si Çokaj dhe Mersinaj që janë në karantinë. Shpresoj që Mersinaj të na vijë, Çokaj nuk vjen dot. Është diçka jo e mirë për ekipin tonë, pasi është një nga lojtarët kryesore. Kemi bërë një test sot dhe do të bëjmë edhe një tjetër. Shpresoj të mos ketë të infektuar”.

“Lojtarët nga Superiorja? Më i miri duhet të vijë. Kur janë njësoj, pse të mos marrim nga kampionati ynë. Janë lojtarë formacioni, siç janë të Laçit dhe Tiranës. Kukësi nuk ka të rinj. Jam i gëzuar që Superiorja ka të rinj. Po përballojnë kundërshtarë më të fortë në letër. Ata që kemi marrë janë për sezonin e ri dhe do të kemi ekip të fortë.

“Çelhaka në mbrojtje? Po të shikosh listën, nuk ndihem shumë mirë për repartin e mbrojtjes, janë vetëm 5 mbrojtës. Katër do të luajnë dhe një do të jetë në pankinë. Kjo gjë qe nuk është normale. Këto kanë qenë mundësitë tona për momente. Nuk dua të justifikohet që të them që nuk kemi mbrojtës.

Kemi menduar për mesfushorë që mund të përshtaten. Do të luajmë mirë, në sulm.  Normalisht do të mbrohemi kur ekipi kundërshtar ka topin. Këto mundësi kemi. Kemi shumë mungesa në mbrojtje, si . Tafa, Maloku, Mersinaj që nuk e dimë a vjen”, përfundoi trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!