Në Aeroportin e Rinasit është kapur një valixhe me 2 pajisje të dyshimta, të cilat i përkasin dy shtetasve britanikë.
Fillimisht u dyshua se pajisjet ishin përgjues, por pas ekspertizës rezultoi se ishin radio për komunikim të brendshëm.
Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra mëson se pajisjet janë kapur në datën 22 maj, 3 ditë para ndeshjes së Conference League.
Sipas burimeve shtetasit e huaj P. T, 61 vjeç, dhe C.M 46 vjeç që zotëronin këtë pajisje janë lënë të lirë nga autoritetet e vendit tonë.
Në deklarimet paraprake ata janë shprehur se më këto pajisje nuk kanë kryer asnjë përgjim dhe se i kishin për përdorim vetjak për të folur, pasi janë radio./abcnews.al/