Alarmohet Brazili dhe Real Madrid, Endrick largohet nga fusha me barelë

schedule12:53 - 16 Maj, 2024

schedule 12:53 - 16 Maj, 2024

Endrick, sulmuesi i Palmeiras dhe lojtari i nënshkruar nga Real Madrid, u largua me barelë këtë të mërkurë, me sa duket me një dëmtim muskulor, gjatë ndeshjes së Copa Libertadores kundër Independiente del Valle.

Numri 9 kërkoi zëvendësimin rreth minutës së 60-të dhe u shtri në barin e ‘Allianz Parque de Sao Paulo’ me këmbën e djathtë të shtrirë dhe duart në kokë ndërsa mbërritën shërbimet mjekësore të klubit brazilian.

Sulmuesi u ngrit me barelë dhe u dërgua me karrocë mjekësore në stolin vendas, në momentin kur Palmeiras po fitonte me rezultatin 2-0.

Atje ai çaloi disa hapa drejt një prej vendeve në stolat rezervë, ku dukej dukshëm i shqetësuar. Menjëherë pas kësaj, një pako akulli u vendos në pjesën ku po i vinte dhimbja.

Kjo pengesë me Endrick ndodh pothuajse një muaj përpara Copa America të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila do të fillojë më 20 qershor.

Brazili do të debutojë në Copa America më 24 qershor kundër Kosta Rikës në stadiumin SoFi në Los Anxhelos.

Para kësaj, ata do të luajnë dy miqësore përgatitore kundër Meksikës dhe ShBA-ve, më 8 dhe 12 qershor, përkatësisht në Teksas dhe Florida./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!