Alarmohen mjekët në SHBA, rriten në mënyrë misterioze infeksionet në tru te fëmijët

schedule22:30 - 30 Prill, 2023

schedule 22:30 - 30 Prill, 2023

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA po heton një sërë rastesh të infeksioneve të trurit tek fëmijët, të regjistruara kryesisht në shtetin e Nevadës.

Në vitin 2022, numri i absceseve të trurit tek fëmijët u trefishua në Nevada. Abscesi i trurit është një infeksion në tru që zakonisht shkaktohet nga streptokoku, stafilokoku dhe bakteret anaerobe.

“Në përvojën time 20 vjeçare, nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, tha Dr. Teiryn Bragg, një profesor i asociuar në Universitetin e Jutah.

“Pothuajse në çdo rast, fëmijët vuanin nga një otitis ose infeksion i sinusit, me dhimbje koke dhe temperaturë, por brenda rreth një jave, u bë e qartë se diçka më e rëndë po ndodhte”, shpjegon doktori.

Pas një prezantimi të rasteve të Nevadës, mjekëtë nga vendet e tjera thanë se po shihnin raste të ngjashme.

“Ne jemi të habitur me numrin e rasteve që po shohim tani,” tha Dr. Sunil Sood, një specialist i sëmundjeve infektive pediatrike në Northwell Health në Nju Jork.

Gjatë dy viteve të para të pandemisë, mjekët në Spitalin e Fëmijëve Helen DeVos në Michigan panë një rritje prej 236 për qind të infeksioneve të trurit tek fëmijët e shtruar në spital.

Pandemia e koronavirusit  është shoqëruar me një rritje gati 100% të absceseve të izoluara intrakraniale tek fëmijët. Një shpjegim i mundshëm i mjekëve është se virusi korona dobëson imunitetin e fëmijëve, duke u dhënë mundësi baktereve që jetojnë p.sh. në hundën e tyre për të arritur në tru.

“Goja, hunda dhe fyti janë plot me baktere, rrjedha e të cilave kontrollohet nga sistemi imunitar”, shpjegojnë mjekët. “Shumë nga infeksionet e trurit që pamë në spitalin tonë vinin nga sinuset e fëmijëve.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!