Apple dhe Alphabet kanë ngritur shqetësime me gjigantin e tregtisë elektronike Amazon pasi fëmijët kanë akses në imazhe eksplicite seksuale në aplikacionin e tij të njohur Kindle dhe i kanë bërë thirrje kompanisë të forcojë kontrollet e përmbajtjes.
Paralajmërimet u nxitën nga pyetjet e bëra nga Reuters për përfaqësuesit e tre kompanive në lidhje me aftësinë e përdoruesve, nëpërmjet aplikacionit Kindle, për të aksesuar dhe parë materiale online me foto nudo, ndërkohë që disa video shfaqnin akte seksuale.
Reuters mësoi për këtë çështje pasi dy familje i thanë se djemtë e tyre para adoleshencës e kishin shkarkuar materialin përmes shërbimit të abonimit të librave elektronikë të Amazon Kindle Unlimited dhe panë fotot në aplikacionin Kindle për iPhone.
Materiali pornografik është gjithashtu i disponueshëm përmes dyqanit online të Amazon Kindle dhe shfaqet në versionet e aplikacionit Kindle.
Prindërit, të cilët nuk pranuan të përmendeshin emrat, i thanë Reuters se fillimisht ishin tërhequr nga shërbimi me 10 dollarë në muaj sepse ofronte akses në seritë e librave të përshtatshme për moshën që përndryshe do të ishin të shtrenjta për t’u blerë dhe nuk ishin të disponueshme në shërbimin e abonimit Kids+ e Amazon.
“Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një përvojë të sigurt blerjeje dhe leximi për klientët tanë dhe familjet e tyre dhe ne i marrim seriozisht çështjet si kjo,” tha Amazon në një deklaratë për Reuters.
Tre ekspertë të ligjit të internetit të intervistuar nga Reuters thanë se Amazon nuk ka gjasa të përballet me pasoja ligjore duke pasur parasysh mbrojtjen e Amendamentit të Parë të Kushtetutës së SHBA.
Kindle Unlimited, e cila kushton 10 dollarë në muaj, u ofron përdoruesve një përzierje të librave elektronikë të vetë-botuar dhe librave më tradicionalë nga botuesit. Shërbimi ka një popullaritet për klientët që kërkojnë të lexojnë seri të tilla si trilogjia “Hunger Games” dhe libra të tjerë më të shitur të mëparshëm si “A maid’s Fairytale” dhe “Quenn’s Gambit”.
Kindle Unlimited ka krijuar gjithashtu një industri të vogël titujsh që mbulojnë një gamë të gjerë interesash, duke përfshirë romancën, nga dinosaurët tek alienët. Përmbajtja pornografike mund të gjendet në faqen e internetit të Amazon pa një abonim dhe mund të aksesohet për vetëm 2,99 dollarë.