Alarmi për variantin e ri, harta e përhapjes së Covid 19 në Evropë

schedule07:59 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 07:59 - 1 Dhjetor, 2021

Omicron është varianti i ri i Covid, që ka rikthyer frikën globale për një tjetër valë infeksionesh, për shkak të përhapjes së shpejtë.

Sipas një grafiku të publikuar nga New York Time, tregohet niveli i infeksioneve të Covid 19 në disa vende evropiane, ku me ngjyrë të lehtë janë shënuar vendet me infeksione më të ulëta dhe ngjyra më të errëta më të larta.

Ndërkohë siç vihet re dhe nga grafiku duket se Evropa është sërish një qendër e përhapjes së infeksioneve, duke rrezikuar një tjetër valë të Covid. Nga të dhënat vihet re se është dyfishuar numri i të infektuarve në Austri, Gjermani dhe Holandë.

Si përgjigje, qeveritë u detyruan të rivendosin kufizimet e rënda që shumica e evropianëve besonin se i kishin lënë pas. Bllokimet e reja kanë hyrë në fuqi në Austri dhe Sllovaki në një përpjekje për të vënë nën kontroll bumin e ri.

Omicron është një tjetër kërcënim, ku siç është paralajmëruar dhe nga OBSH mund të rikthehet në një rrezik të madh të riinfektimeve, duke alarmuar liderët evropianë, për masat që duhet të marrin.  Rastet e këtij lloji deri më tani janë identifikuar në mesin e udhëtarëve në më shumë se dhjetë vende evropiane, duke përfshirë Danimarkën, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!