Thirrja që Policia e Kapitolit mori duke pretenduar se në ndërtesë ndodhej doli të ishte një mashtrim.
“Ne morëm një telefonatë për një person të armatosur. Pas një kontrolli të plotë, askush nuk u gjet”, tha zëdhënësi i forcave të sigurisë.
Më herët, Policia e Kapitolit u kishte kërkuar atyre që ishin brenda ndërtesave të zyrave të Senatit të qëndronin të sigurt.
Për shkak të pushimeve verore, shumica e punëtorëve dhe senatorëve mungojnë në zyrat e tyre. /abcnews.al