Drejtori i përgjithshëm i Bayern Mynich, Karl-Heinze Rummenigge, kërkon të motivojë ekipin e tij pas një periudhë jo të mirë për bavarezët. Situata nuk është edhe aq e mirë, pasi vijnë nga një humbje me G’ladbahun si dhe nga eleminimi në Kupë nga modestët e Holstein Kiel. Gjithesesi, gjermani kërkon që ekipi të rikthehet në stilin e lojës së zakonshme dhe të mos pësojë kaq shumë gola.
“Ky nuk është fillimi i vitit që dëshironim. Është njerëzore të humbësh dhe kjo është më se e kuptueshme. Edhe lojtarët tanë mund të gabojnë se në fund të fundit njerëz janë. Tashmë duhet të rigjejmë rrugën drejt lojës sonë, lojë e cila na dha gjithçka vitin e kaluar. Ne shënojmë shumë gola, por dhe numri i atyre që po pësojmë po rritet”, deklaron gjermani.
“Sigurisht që është më e lehtë të mos pësosh gol se sa të shënosh. Detyra më e rëndësishme tani është të parandalojmë që ky numër të mos rritet më. Ne duma të jemi të suksesshëm dhe në 2021. Stili jonë i lojës është që të dominojmëk kundërshtarin dhe të mbajmë zotërimin e topit. Duhet medeomos që të kthehemi aty”, përfundon Rummenigge. /abcnews.al