Alarmi i FMN për Kosovën: Vendi drejt krizës fiskale

schedule22:49 - 16 Tetor, 2018

schedule 22:49 - 16 Tetor, 2018

Sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova aktualisht ndodhet drejt një krize fiskale. Kjo sepse vendi nuk mund të përballojë shpenzimet për skemat sociale.

Buxheti i Kosovës nuk mund të përballojë një rritje aq të shpejtë të shpenzimeve për skemat sociale. Për të mos përmendur këtu skemat e tjera të pensionit që janë në shqyrtim. Nëse do të zbatoheshin edhe ato, shpenzimet do të rriteshin në shkallë të paqëndrueshme. Alarmi se Kosova po shkon drejt një krize ekonomike është dhënë nga shefi i Fondit Monetar për Kosovë, Ruud Vermeulen. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ai theksoi se më shumë se 350 mijë qytetarë të Kosovës marrin para nga skemat sociale dhe ato të pensionit, e ky numër mund të rritet. Qeveria e Kosovës aktualisht paguan 370 milionë euro për këto skema.

Vermeulen u shpreh se nëse shihen trendet dhe presioni në rritje për të futur në zbatim skema të reja të pakuptimta kategorike sociale- qoftë për mësimdhënësit, policët, minatorët e Trepçës, e kështu me radhë – Kosova mund të jetë në rrugën e krijimit të një krize fiskale. Këtë vit, parashikohet që shpenzimet për skema sociale të shkojnë deri në mbi 400 milionë euro, një rritje prej më shumë se 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Rreth një e treta e kësaj rritje ndodh për shkak të skemës për veteranët e luftës meqë mbi 2000 përfitues të rinj janë shtuar këtë vit. Sipas raportit të Fondit monetar ndërkombëtar pritet që rritja ekonomike në vend të jetë rreth 4 për qind këtë vit, kryesisht në linjë me shkallët e rritjes që janë parë në vitet e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!