Alarmante situata në Angli, brenda ditës konfirmohen 64 raste me koronavirus

schedule15:50 - 8 Mars, 2020

schedule 15:50 - 8 Mars, 2020

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Britaninë e Madhe ka shkuar në 273. Krahasuar me shifrat e së shtunës, brenda 24 orëve janë shtuar 64 raste të reja.

Deri më tani, numri i personave që kanë ndërruar jetë është dy. Gjithsesi në skenarin më të keq të ngjarjeve, ekspertët janë shprehur se rreth 100, 000 britanikë mund të ndërrojnë jetë si pasojë e Covid-19.

Një student në Universitetin e Oksfordit ka rezultuar pozitiv, por nga universiteti sqaruan se i riu nuk kishte marrë pjesë në asnjë nga eventet e ndodhura në kolegj gjatë kohës që ka qenë i sëmurë.

Në deklaratë thuhej më tej:

“Është vërtetuar se studenti i prekur nuk ka marrë pjesë në ndonjë event të universitetit pasi është sëmurur dhe më pas është vetë-izoluar.”

Ndërkohë, kancelari Rishi Sunak është zotuar se do t’i japë Shërbimit Kombëtar të Shëndetit ‘gjithçka që është e nevojshme’ për t’u përballur me epideniminë e koronavirusit. Sipas raportimeve të mediave angleze, ministrat thuhet t’i kenë paralajmëruar këshillat lokalë që të përgatiten për një numër të madh viktimash.

Vlerësimi i numrave vjen pasi ekspertët mjekësorë pritet që t’i rekomandojnë qeverisë që të nisë me fazën e dytë të luftimit të Covid-19. Kryeministri i vendit, Boris Johnson pritet që të mbajë një mbledhje emergjente të hënën gjatë së cilës do të diskutojë masat e mëtejshme që duhen marrë për të ngadalësuar përhapjen e virusit korona.

Një pjesë e planit të qeverisë për menaxhimin e situatës përfshin kthimin në detyrë të mjekëve që kanë dalë në pensionin si dhe inkurajimin e njerëzve që të punojnë nga shtëpia. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!