Alarm tek Italia, “mungojnë” golat, rivalët e Kombëtares nuk “shkrepin” në sulm

schedule11:16 - 8 Shkurt, 2024

schedule 11:16 - 8 Shkurt, 2024

Shqipëria do të bëjë prezantimin e saj në finalet e Euro 2024 kundër Italisë, ndërsa Sylvinho dhe “Kuqezinjtë” e tij duhet të luten që asgjë mos të ndryshojë te rivalët deri në datën 15 qershor, teksa Mediat italiane janë të shqetësuara dhe ngrenë alarmin për atë që e quajnë “drama e sulmuesëve”.

Kur ka kaluar gjysma e sezonit, të gjithë sulmuesit e Kombëtares së “Kaltër” vuajnë njëlloj sa i përket golave me skuadrat e tyre të klubeve. Numrat nuk gënjejnë, ndërsa përtej Adriatikut i përdorin ato për të mbështetur frikën e tyre.

Vetëm 8 gola për Ciro Immobile në të gjithë kompeticionet në këtë sezon me “Shqiponjat” e Lazio, mirëpo situata shkon gjithmonë e më keq, me sulmuesin kryesor të Italisë që lë pas shokët e tij të repartit ofensiv. Kështu, Scamacca ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës tek Atalanta, Retegui ka shënuar 5 gola te Genoa, ndërsa Raspadori vetëm 4 te Napoli.

Spalletti duket se nuk ka alternativa, pasi Moise Kean, as që e ka prekur rrjetën me Juventus në këtë sezon të Serisë A. Jo vetëm kaq, pasi të kaltërit duhet t’i bëjnë llogaritë edhe me dëmtimiet. Domenico Berardi i dëmtuar lufton kundër kohës, por për momentin shanset që ai të jetë në Euro 2024 janë të pakta.

Gjithashtu një shpresë e madhe e italianëve, Federico Chiesa, një shpresë e madhe e italianëve po vuan problemet fizike në këtë sezon me Juventus, ku ka shënuar vetëm 6 gola. I njëti diskutim për Nicolo Zaniolo, që tek Aston Villa ka gjetur vetëm 2 herë rrugën e rrjetës. Deri në fund të sezonit ka ende kohë, por për të mirën e Kombëtares “Kuqezi”, shpresojmë që gjërat mos ndryshojnë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!