“Alarm” tek Inter, Edin Dzeko dëmtohet me Kombëtaren

schedule21:48 - 24 Mars, 2023

schedule 21:48 - 24 Mars, 2023

Edin Dzeko shqetëson Interin teksa aktualisht është i grumbulluar me Bosnjen e Hercegovinës për kualifikueset e Euro 2024. Sulmuesi nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren ndaj Islandës.

Pak ditë më parë trajneri i Bosnjes, Faruk Hadzibegic foli për një shqetësim që kishte Dzeko.

“Ai lëndoi shpinën në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me Islandën.

Dzeko nuk ishte i disponueshëm për ne në këtë takim. Shpresojmë ta rikuperojmë për sfidën e radhës që kemi të dielën në mbrëmje përballë Sllovakisë.”,- tha në fjalën e tij, tekniku i boshnjakëve. /i.m /abcnews.al