Alarm te “Pancerat”, mbrojtësat e Nagelsmann në dyshim për përballjen e 1/16-ve

schedule15:36 - 25 Qershor, 2024

schedule 15:36 - 25 Qershor, 2024

Pasi siguruan vendin e parë në Grupit A, të Euro 2024, “Pancerat” e Gjermanisë tashmë kanë nisur nga puna, për t’u përgatitur sa më mirë për sfidën e radhës, atë të 1/16-ve, të këtij kompeticioni, ku përballë do të kenë Kombëtaren, që siguron vendin e dytë në Grupin C, grup ku bëjnë pjesë Anglia, Danimarka, Slloveni e Serbia.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, përgatitjet deri më tani kanë shkuar mjaft mirë thuajse për të gjithë futbollistët, me përjashtim të njërit, i cili mund të konsiderohet, si “lideri” i prapavijës së “Die Manschaft”, Antonio Rudiger.

Mbrojtësi i “Galaktikëve” të Real Madrid ka shqetësuar jo pak teknikun Julian Nagelsmann, teksa ka shfaqur disa probleme muskulore dhe do të mbahet në monitorim, në ditët në vijim, mirëpo problemet për strategun e pankinë gjermane shtohen, teksa kujtojmë se një mungesë në sfidën e radhës do të jetë edhe mbrojtësi Jonathan Tah, i cili është skualifikuar për shkak të kartonëve. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!