“Alarm” te Napoli, Kvaratskhelia në dyshim për sfidën e radhës të “Bluve”

schedule17:16 - 14 Shtator, 2024

schedule 17:16 - 14 Shtator, 2024

Arriti një fitore të madhe, kundër Shqipërisë, mirëpo mund t’i kushtojë shumë.

“Yllit” të sulmit gjeorgjian, Kvicha Kvaratskhelia do t’i “kushtojnë” shumë 3 pikët e fituara me goxha “luftë”, në “Air Albania”, me vetë teknikun e “Kryqtarëve”, Ëilly Sagnol, i cili deklaroi pas fitores, se anëosri i Napoli luajti i dëmtuar ndaj “legjionarëve”.

“Kvara luajti me dhimbje pasi mori një goditje gjatë pjesës së parë. Ai dëshironte të luante sa më shumë. Ai është lojtar ekipor. Na duheshin lëvizje më të shumta në fushë në 15-20 minutat e fundit, dhe e zëvendësuam atë me Daviatshvili që luajti mirë”,- u shpreh tekniku francez.

Lëndimi i 23-vjeçarit nuk besohet të pritet të mirë nga tekniku i Napoli, Antonio Conte, me “Blutë” që këtë fundjavë do të rikthehen në fushën e blertë, për t’u përballur me skuadrën e Cagliari, megjithatë duket se “ylli” i sulmit do të mungojë në sfidën e kësaj jave. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!