“Alarm te blutë”, Franca shqetësohet para Botërorit prej yjeve të mesfushës

schedule10:10 - 19 Gusht, 2022

schedule 10:10 - 19 Gusht, 2022

Didier Deschamps ka  besim se do të jenë gati, por në Francë druhen nga mungesa e Paul Pogba dhe N’Golo Kante në Botërorin e Katarit. “L’Equipe” është hapur me titullin “Alarm te blutë”, çka tregon edhe situatën aktuale.

Kur kanë mbetur edhe gati 100 ditë nga nisja e Botërorit, dy mesfushorët janë të dëmtuar dhe për mesfushorin e Juventusit nuk ka një datë të saktë rikuperimi.

Pogba ka shmangur operimin në gju vetëm që të jetë gati për “Katar 2022”. Edhe Kante vijon të jetë i dëmtuar. Shqetësimi lidhet e me formën e lojtarëve.

Pas një periudhe dëmtimi duhet kohë për të kapur maksimumin dhe në një turne që zhvillohet në një periudhë të shkurtër kohe nuk mund të pritet që Pogba e Kante të të kapin formën e tyre. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!