Alarm për tejmbushje të spitaleve, një tjetër qytet amerikan po kthehet në epiqendër të koronavirusit

schedule15:06 / 26/03/2020

Nju Orleans është qyteti amerikan që duket se është kthyer në epiqendrën e përhapjes së koronavirusit.

Guvernatori i shtetit të Luizianës, John Bel Edwards tha se nëse bëhen realitet parashikimet, spitalet në Nju Orleans do të mbushen tej kapaciteteve brenda javës së ardhshme.

Nju Orleansi është qyteti më i madh i Luizianës, shteti numër tre në Amerikë për nga përqindja e të infektuarve në shkallë popullate, pas Nju Jorkut dhe Uashingtonit. Ndërkohë duket se përhapja në këtë qytet po rritet  me ritme të shpejta, duke lënë shumë specialistë të shtangur nga ky fenomen.

Disa mjekë besojnë se problemi erdhi nga Mardi Gras – karnavalet tradicionale për të cilat Nju Orleansi ka famë në botë. Karnavalet këtë vit ranë më 25 shkurt, kur virusi ishte shfaqur në Shtetet e Bashkuara por para se të shndërrohej në një problem alarmant për publikun.

Tani po shtohen shqetësimet se qytete të tjera të jugut amerikan do të bien viktimë e epidemisë së shpejti. Autoritetet po ndjekin situatën në Hjuston, qyteti i katërt më i madh amerikane dhe qendra e rafinerisë së naftës në Shtetet e Bashkuara. /abcnews.al

schedule15:06 / 26/03/2020