Alarm për tajfunin Shaola në Kinë, evakuohen disa zona

schedule09:42 - 1 Shtator, 2023

schedule 09:42 - 1 Shtator, 2023

Në Kinë autoritetet kanë paralajmëruar ardhjen e tajfunit Shaola. Mediat e huaja shkruajnë se për shkak të paralajmërimit pritet që zona që do të preket nga kjo do të jetë Shenzhen, një metropol i Kinës që është fqinj me Hong Kongun.

Për të bërë ballë një stuhie të tillë është vendosur që të mbyllen zyrat, dyqanet dhe tregjet në qytet, për shkak të ardhjes së tajfunit Shaola.

Qyteti me 17.7 milionë banorë vendosi të “mbyllte zyrat, dyqanet dhe tregjet nga ora 16:00. sipas një deklarate nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive, e cila paralajmëroi se ” super tajfuni” Saola mund të sjellë “të rënda”  stuhi” në metropol.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa siguruan se do të hapen të gjitha strehimoret në dispozicion.

Autoritetet në Shenzhen kishin njoftuar tashmë dje se shkollat ​​nuk do të ishin të hapura sot. Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar të Kinës, Shaola mund të arrijë në tokë në Kinën jugore të premten mbrëma ose të shtunën në mëngjes [me orën lokale], përgjatë bregut të provincës Guangdong.

Më herët gjatë ditës së sotme, autoritetet në qendrën financiare ndërkombëtare të Hong Kongut njoftuan gjithashtu se bursa dhe shkollat ​​do të mbylleshin, ndërsa mbërritjet dhe nisjet e avionëve do të anuloheshin për shkak të motit ekstrem./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!