Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u detyrua të braktisë një takim elektoral kur ranë sirenat e alarmit për një sulm me raketa nga rripi i Gazës. Netanyahu gjendej në Ashkelon, pranë Rripit të Gazës. Një raketë palestineze ishte ngritur në ajër por u sinjalizua menjëherë nga sistemi mbrojtës izraelit. Netanyahu u dërgua në një vend të mbrojtur nga agjentët e shërbimit sekret.
Kjo ishte hera e dytë që nga muaji shtator që Netanyahu është detyruar të largohet nga një vend si pasojë e lëshimit të një rakete nga rripi i Gazës gjatë një takimi elektoral. Netanyahu këmbëngul se di si ta mbrojë izraelin, por kundërshtarët e tij politikë e akuzojnë se është shumë i butë përballë kërcënimeve që vijnë nga Rripi i Gazës.
Ndërkohë, aviacioni izraelit goditi objektivat ushtarakë në Rripin e Gazës. Sipas burimeve palestineze u godit një vendqendrim i Hamas në veri të Rripit të Gazës.
Gideon Saar, sfiduesi i Netaniau në zgjedhjet e së enjtes, kërkoi një marrëveshje të gjerë për zhdukjen e infrastrukturave ushtarake të grupeve militante palestineze të Hamas dhe të xhihadit islamik. Ish ndihmës dhe ish ministër në qeverinë e Netanyahu-t, Saar prej kohësh konsiderohej një figurë në ngritj si dhe një trashëgimtar i mundshëm politik i kryeministrit në detyrë. Ndërsa të tjerët presin me durim që Netanyahu të japë dorëheqjen, Saar është i vetmi që e kërkon me këmbëngulje. Netanyahu akuzohet për korrupsion, mashtrim dhe shkelje të besimit në tre çështje të ndryshme.
Më shumë se 100 mijë anëtarë të Likud do të votojnë para zgjedhjeve të përgjithshme të muajit mars, nëse Beniamin do të jetë ende kryetar i kësaj partie.
Gjatë fushatës së tij elektorale Saar u përqendrua në faktin se këtë vit, Netaniau ka dështuar dy herë për krijimin e qeverisë. Ndërsa Netanyahu nga ana e tij shprehet i bindur se në muajin mars të vitit të ardhshëm partia nën drejtimin e tij do të fitojë zgjedhjet./abcnews.al