Alarm për një katastrofë, Ukraina: Tanket ruse kanë hyrë pranë centralit më të madh bërthamor të Europës

schedule19:21 - 3 Mars, 2022

schedule 19:21 - 3 Mars, 2022

Tanke thuhet se kanë hyrë në qytet pranë uzinës bërthamore të Zaporizhzhia dhe forcat ruse kanë hapur zjarr. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët ukrainas.

Dje, pamjet e mediave sociale u shfaqën që tregonin ukrainasit që ndërtonin postblloqe të improvizuara dhe grumbulloheshin në rrugën kryesore që të çon në termocentralin e madh bërthamor.

Anton Geraschenko, një këshilltar i ministrisë së punëve të brendshme të Ukrainës, paralajmëroi se një përleshje e afërt rreth qytetit në Enerhodar mund të rezultojë në goditjen aksidentale me armë në fabrikë.


Fabrika është më e madhja në Evropë, duke shkaktuar shqetësim për një tjetër fatkeqësi të stilit të Çernobilit. /abcnews.al/