Alarmi mbizotëron në Europë, pasi ISIS me një foto rrëqethëse, kërcënon të sulmojë stadiumet që do të presin ndeshjet çerekfinale të Champions League.
Siç raporton “ondacero.es”, Shteti Islamik ka publikuar një foto ku shfaqen katër stadiumet që do të presin ndeshjet e fazës së parë të çerekfinaleve të Champions League të martën më datë 9 prill dhe të mërkurën më 10 prill, duke i kërcënuar se do t’i sulmojnë gjatë ndeshjeve. Ky postim është bërë nga Al Azaim dhe Sarh al Khilafah.
Media, e cila riprodhon mesazhet e ISIS-it, ka publikuar një foto ku lexon “Vritini të gjithë”, dhe në foto duken qartë pamjet e stadiumeve më të njohura të cilat do të presin ndeshjet përkatëse të Champions League.
Autoritetet në vendet e prekura nga sulmet terroriste, përfshirë Spanjën, Anglinë dhe Francën, janë alarmuar për këto kërcënime dhe po marrin masa të gjëra për të garantuar sigurinë e spektatorëve, lojtarëve dhe stafit në stadiumet në fjalë. Kërcënimi vjen vetëm disa javë pas sulmit në moskë, ku më shumë se 140 njerëz u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën, në një masakër të pretenduar nga Shteti Islamik./ h.ll/abcnews.al
? ÚLTIMA HORA I El Estado Islámico amenaza con un atentado terrorista en los Cuartos de Final de la Champions
➡️ La fundación Al Azaim, medio que se encarga de difundir mensajes del Estado Islámico, ha hecho pública una imagen en la que se amenaza al Parque de los Príncipes, al… pic.twitter.com/b1LQ5hoakD
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) April 8, 2024