Një alarm për bombë në Gjykatën e Selanikut ka ngritur në këmbë policinë greke, e cila ka rrethuar menjëherë zonën.
Sipas informacioneve, një person i panjohur ka telefonuar, pak pas orës 10:00, në radiostacionin e qytetit dhe ka raportuar se një bombë ishte vendosur në gjykatë dhe që do të shpërthente pas dy orësh nëse ndërtesa nuk evakuohej.
Menjëherë u njoftua policia dhe një ekip i Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, si dhe një qen i trajnuar posaçërisht shkuan në ambientet e gjykatës ku kryen kontrollet rutinë, por nuk gjetën asgjë të dyshimtë.
/abcnews.al