Stacioni i trenave “Charing Cross” në Londër është mbyllur dhe evakuuar pasi një person është vendosur mbi shina duke pretenduar se posedon një bombë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit. Në rrjetet sociale u përhap menjëherë paniku. Megjithatë, Scotland Yard njoftoi se ka arrestuar autorin por nuk bëri të ditur se kur do të rihapte stacionin. “Zyrtarët e policisë britanike janë duke u përballur me një problem në stacionin e Charing Cross pas marrjes së raportimeve në orën 6:35 se një person pretendon të kenë një bombë”, tha policia britanike e transportit. /abcnews.al
Alarm për bombë në Londër/ Evakuohet stacioni i trenave Charing Cross
schedule10:27 - 22 Qershor, 2018
schedule 10:27 - 22 Qershor, 2018