Alarm për bombë në Gjykatën që shpalli “Agimin e Artë” organizatë kriminale në Greqi

schedule09:15 - 8 Tetor, 2020

schedule 09:15 - 8 Tetor, 2020

Një telefonatë se është vënë një bombë në Gjykatën e Apelit ka ardhur pak para orës 9 të mëngjesit të sotëm.

Konkretisht, një person i panjohur ka telefonuar në 08:48 në zyrat e Zougla.gr duke paralajmëruar ekzistencën e një pajisje shpërthyese në Gjykatën e Apelit në rrugën Loukareos.

Personi që telefonoi nuk tha saktësisht se ku ishte vendosur mekanizmi dhe as nuk dha ndonjë afat kohor ndërsa autoritetet janë njoftuar menjëherë dhe tani janë duke kryer kontroll të imtësishëm në zonë.

Ditën e djeshme kjo Gjykatë shpalli “Agimit e Artë” organizatë kriminale ndërsa dha vendime dënimesh me burg, për pjesën më të madhe të drejtuesve të saj.

nd/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!