Alarm për bombë në një azil në Greqi, telefonata kërcënuese: Do shpërthejë në orën 11:00

schedule09:28 - 14 Shtator, 2021

schedule 09:28 - 14 Shtator, 2021

Një alarm për bombë është dhënë përmes një telefonate kërcënuese në azilin e të moshuarve në Katehaki në Greqi.

Një burrë i panjohur kontaktoi “Ef.Syn” të martën në mëngjes duke paralajmëruar se bomba do të aktivizohet në orën 11:00 të paradites.

“Kundër politikave të qeverisë për refugjatët dhe emigrantët. Kufijtë nuk janë të njohur për njerëzit”, u shpreh ai.

E gjithë zona është rrethuar nga forcat e policisë. m.v/abcnews.al